About Us

Misioni

FLE është ngritur si një organizëm jofitimprurës për të mbështetur idetë, projektet dhe debatet që frymëzohen nga ideja e lirisë ekonomike si liria bazë mbi të cilën ndërtohen të gjitha liritë e tjera, si ideja bazë mbi të cilën ndërtohet sistemi demokratik dhe shoqëria e lirive dhe të drejtave të njeriut. Misioni i fondacionit është që nëpërmjet projekteve të caktuara nëpërmjet granteve dhe forumeve të ndryshme të nxisë, të selektojë dhe të shërbejë si një infrastrukturë e të gjithë atyre individëve, aktorëve apo projekteve të cilat kanë mision zgjerimin dhe konsolidimin e lirisë ekonomike dhe legjitimimin në shoqërinë shqiptare, reformave të tregut të lirë dhe të lirive ekonomike të cilat qëndrojnë sipas nesh në bazë të zhvillimit dhe janë formula e vetme për të arritur prosperitetin e shoqërisë shqiptare. Filozofia e FLEs mbështetet mbi parimin e diversitetit të ideve dhe bindjeve, nisur nga parimi që secili beson në vlerat dhe idetë për të cilat është i lirë të zgjedhë dhe ka për detyrë t’i ndjekë, t’i respektojë dhe t’i respektohen në mjedisin shoqëror. FLE është një instrument në hapësirën e shoqërisë civile në Shqipëri për të mbështetur të gjithë ata individë, struktura, projekte apo ide që shkojnë perkrah  nga ekonomia e tregut, liria ekonomike, konkurrenca e lirë dhe shoqëria meritokrate pa harruar të gjithë ato elementë të cilët e plotësojnë ndërtesën shoqërore me karakter social, por që ndërtohen si një vullnet i lirë i njerëzve të lirë dhe të fortë për të mbështetur individë, struktura apo kategori shoqërore të cilat, për një arsye apo një tjetër, zhvillimi ose rrugëtimi i përbashkët i shoqërisë i ka lënë paksa mënjanë.

 FLE-LOGO

Stafi Mbështetës

Bordi Ekzekutiv përbëhet nga drejtues të FLE të cilët merren me menaxhimin e aktivitetit të fondacionit, hartimin e strategjive të zhvillimit, hartimin e politikave për promovimin e teorive liberale, organizimin e aktiviteteve promovuese dhe lobuese, pranimin e aplikimeve për grante, krijimin e urave të bashkëpunimit me organizatat homologe, përfaqësimin e FLE në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare apo median e shkruar e vizive, të cilat kanë për qëllim promovimin dhe lobimin e teorive të ekonomisë së lirë.

Besart Kadia, kanditat Ph.D
Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit
Adresa: Bulevardi "Gjergj Fishata", Ndertesa 70, H1
Tel: + 355 68 60 77 572
email: besart.kadia@fondacionifle.al

Ornela Çuçi kanditate Ph.D
Drejtore e Projekteve
Adresa: Bulevardi "Gjergj Fishta", Ndertesa 70, H1
Tel: +355 68 90 89 483

 email: ornela.cuci@uet.edu.al

email: ornela.cuci@fondacionifle.al

Viktor Mërkuri   MSc
Koordinator i Projekteve
Adresa: Bulevardi "Gjergj Fishta", Ndertesa 70, H1
Tel: +355 69 33 68 570

email: viktor.merkuri@fondacionifle.al

email :v .merkuri@yahoo.com

Ili Gërdupi
Intern
Adresa: Bulevardi "Gjergj Fishta", Ndertesa 70, H1
Tel: +355 69 52 39 156
email: ili.gerdupi@fondacionifle.al

Faola Hodaj
Intern
Adresa: Bulevardi "Gjergj Fishta", Ndertesa 70, H1
Tel: +355 69 34 91 542
email: faola.hodaj@yahoo.com

Close