Çmimi Ekonomik “PASHKO”

Çmimi Ekonomik “PASHKO”

Çmimi Pashko për Kërkimin Shkencor më të mirë me frymëzim liberal

Gramoz Pashko ishtë mendimtari liberal më i rëndësishëm në Shqipërinë post-komuniste. Idetë, vizionet dhe qartësitë e të cilit veshtirë se jane kapërcyer deri ne ditet e sotme, pergjatë tranzicionit shqiptar drejt demokracise. Për të nderuar veprën, mendimin dhe emrin e profesor Pashkos, një akademik veç të tjerash, pararendes i botës akademike shqiptare, Fondacioni per Liri Ekonomike emërton çmimin Pashko, me një konkurs të punimeve shkencore, duke perfshire nivelin Master dhe Dokltoraturë. Pjesmarresit ne kete konkurs jane kerkues akademike shkencor nga universitete brenda dhe jashtë vendit. Pjese e cmimit Gramoz Pashko eshte edhe një grant prej 10 000 Dollarësh, përveç botimit falas të kerkimit shkencor.

JEPET ÇMIMI "PASHKO" DHE 10 MIJË USD PËR PUNIMIN MË TË MIRË ME FRYMË LIBERALE

Fondacioni për Liri Ekonomike ka ndarë në datën 16 Dhjetor çmimin “Pashko” për ekonomi, me një vlerë prej 10 mijë dollarësh. Ky çmim është ndarë gjatë një ceremonie të zhvilluar në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës. Mes shumë aplikuesve, më shumë se 20 të tillë, fitues është shpallur pedagogu i Ekonomisë dhe një nga studentët e fundit të Pashkos, Arben Zibri. Çmimi për të është dhënë nga bashkëshortja e Gramoz Pashkos, Mimoza, e cila ka falenderuar Fondacionin për Liritë Ekonomike për krijimin e këtij çmimi dhe mbajtjen gjatë të emrit të ekonomistit të njohur në Shqipëri.

Gramoz Pashko është cilësuar si mendimtari liberal më i rëndësishëm në Shqipërinë postkomuniste. Idetë, vizionet dhe qartësitë e të cilit vështirë se janë kapërcyer deri në ditët e sotme, përgjatë tranzicionit shqiptar drejt demokracisë. Për të nderuar veprën, mendimin dhe emrin e profesor Pashkos, Fondacioni për Liri Ekonomike ka emërtuar çmimin “Pashko”. Drejtori Ekzekutiv i FLE-së, Besart Kadia tha për MAPO-n se mbështetja financiare e çmimit “Pashko” do të jetë 10 mijë dollarë për punimin shkencor më të mirë me frymëzim liberal. Promovimi i ideve liberale në ekonomi për herë të parë do të marrë një përmasë të tillë për ta kthyer më pas organizimin e këtij konkursi në një traditë të përvitshme, ku studiuesit e rinj në këtë fushë të nxiten dhe të promovohen edhe me botime në mbështetje të frymës së liberalizmit, ku flamurin e iniciatorit dhe mbështetësit të parë të saj e mban pa dyshim profesor Pashko.

Përmes cmimit Gramoz Pashko kemi dashur të bëjmë promovimin e mendimit liberal shqiptar, formatin politik, shoqeror dhe ekonomik të të cilit Pashko me kontributin e tij e përmbledh më mirë, më plotë dhe më përpara se kushdo tjetër në Shqiperi. Askush nuk ndau ujrat me regjimin e vjeter, qartazi si Gramoz Pashko kur tha se: kundërshtari yne – Partia e Punës – mbështetet në pronën shtetërore, në luftën e klasave dhe në përcarjen kombëtare, ndërsa ne jemi kundër të triave, ne jemi për inisiativën e lirë dhe pronën private, për pajtimin dhe bashkimin kombëtar.
Gramoz Pashko ishte një nga mendjet që mbetën më të qartat për promovimin e ekonomisë së tregut në Shqipëri. I vetmi ekonomist me një projekt dhe vision të ristrukturimit të thellë të ekonomisë, përpara se ekonomistët e tjerë të hynin në autopilot duke thjesht ekzekutuar marreveshjet me FMN-në. Idete e Pashkos, në fakt, mbollën farën e kapitalizmit në Shqipëri. Privatizimet e para e projektuan Shqipërinë në të ardhmen dhe në më pak se 5 vjet sektori privat arriti të përbëjë 75 perqind të prodhimit Kombetar, kur ne vitin 1990, sektori privat ishte 0.
Qe te jemi të qarte, idetë e Pashkos nuk ishin dhe nuk janë për qaramanet, shpirtlodhurit, asistencialistët, nostalgjikët apo punistët e përhershëm. Ato ishin dhe mbeten vetëm për guximtarët, për ata që e kuptojnë c’ishte dhe mbetet përgjegjësia e vendimit personal dhe cfarë ishte insiativa e lirë. Për ata që duan realisht të shkojne në Europë. Ato ide nxorrën Shqiperinë nga varri i ekonomise së planifikuar dhe i dhanë asaj ekonominë e tregut, i dhanë të gjithëve lirinë dhe përgjegjësinë për të zgjedhur, për të riskuar, për të humbur, por sidomos për të fituar.

Lista e personave që aplikuan për Cmimin "PASHKO" dhe studimet e tyre

1 Esmeralda Shehaj "The impact of international migration and remittances on poverty in the coastal and mountain regions of Albania"  
2 Rakela Thano "Turizmi dhe ndikimi I tij ne treguesit makroekonomik per ekonomine shqiptare"
3 Nijazi Halili "Manaxhimi dhe zhgjidhja paqësore e krizave ndërkombëtare"  
4 Sidita Dibra "Vleresimi I Aktivitetit te Trajnimit ne Organizatat e Sherbimit ne Shqiperi"  
5 Arben Zibri "Three essays on global minimum variance investing"
6 Blendi Gerdici "Qeverisja e Mardhenieve te Shkembimit"  
7 Edvin Zhllima "Agriculture land tenure systems and their influence on land mobility and investment in rural Albania"  
8 Ali Shingjergji "Ndikimi i faktoreve makroekonomike dhe bankare ne nivelin e kredive me probleme ne sistemin bankar shqiptar"  
9 Adem Shala "Roli i qeverisjes kosovare në zhvillimin ekonomik"  
10 Eniel Nika "Complexity in Economics Emerging macro behaviour from micro interactions"  
11 Irene Dule "Fitimi i pronesis mbi pasuritë e paluajtshme si pasojë e ligjit"  
12 Donila Pipa "Integrimi ekonomik Europian"  
13 Enriko Ceko "Manaxhimi i bizneseve britanike ne Shqiperi dhe marredheniet ekonomiko - tregtare midis Shqiperise dhe Britanise se Madhe“
14 -Nakije Kida "Historia e administratës tatimore të Kosovës, administrimi dhe efikasiteti i sajë"  
15 Ylber Prekazi  "Impakti i përdorimit të remitancave në projekte investuese , me qëllim zhvillimin ekonomik- Rasti i Kosovës"  
16 Muhamet  Avdyli "Përdorimi i informacionit të përfituar nga GPS dhe teknologjitë moderne në menaxhimin e një biznesi" transporti  
17 Endrit Lami "New aspects of plotical business cycles in transition economies : The case of Albania"  
18 Dede Kasneci "E Drejta e Mbrojtjes së të Dhënave Personale: Zhvillimet e Fundit”  
19 Rezart Dibra "Qeverisja e korporatave në kuadrin e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë"  
20 Ilda Malile "Analizë mbi funksionimin dhe problematikën e kanalit të normës së interesit në  Shqipëri, gjatë periudhës 2002-2013"  
21 Evis Gjebrea "Analiza e modeleve të rritjes së eficensës në sektorin e ujsjellës kanalizimeve : Rasti i Shqipëris"

 

gadmin

Leave a Reply

Close