Fituesi Pashko 2015

Fituesi Pashko 2015

12339235_911609318930643_5049337809950697479_oPromovohet në UET libri “Investimet, tani dhe atje” me autor Arben Zibrin.

Arben Zibri, një ish-student i Gramoz Pashkos, ishte fituesi i parë i çmimit ”Pashko” të akorduar nga Fondacioni për Liri Ekonomike në vitin 2014. Zibri vjen një vit më vonë me një libër mbi strategjinë e investimeve, i cili promovohet sot në UET.

Libri “Investimet, tani dhe atje (Tri ese mbi strategjinë e investimit global me variancën më të vogël)” është në fakt punimi fitues i çmimit në vitin 2014 dhe promovohet në prag të akordimit të këtij çmimi për vitin 2015.

Botimi është mbështetur nga FLE, në kuadër të promovimit të ideve liberale në ekonomi. Parathënia e librit është shkruar nga Agim Kukeli, i cili e cilëson një analizë shkencore që mund të ndihmojë studiuesit e fushës.

“Në ndryshim nga shkolla institucionaliste, vështirë të gjesh sot një punim shkencor  në shkollën neoklasike pa përdorimin e metodave matematikore. Ndryshon vetëm shkalla e abstraksionit dhe metoda matematikore. Punimi sjell në mënyrë elegante përdorimin praktik të kësaj metode, për të kuptuar në thellësi, dhe ndoshta edhe abstraguar, sjelljen e variablave të normave të kthimit të këtyre portofolave globalë. Si metodë shkencore, natyrshëm përfaqëson risi në ambientin hulumtues të Shqipërisë, por edhe më tej. Duke u mbështetur në përfundimet e Markowitz dhe të studiuesve më në zë në fushën e financës, Dr. Zibri ka bërë të mundur të “de-tangle” aplikimin e strategjisë së variancës më të vogël në performancën e portofolit global. Unë ftoj studiuesit e shkencës së financës dhe të ekonomisë, që të gjejnë të mishëruar në këtë botim përdorimin e metodave matematiko-ekonometrike më të fundit në analizën e performancës së portofolit global. Uroj që ky material t’i ndihmojë për formimin e qasjet në problemet financiare të sotmet dhe të ardhme, qofshin këto teorike apo empirike, studiuesit apo profesionistët e fushës”, shkruan në parathënien e tij Prof. Dr. Agim Kukeli.

gadmin

Leave a Reply

Close