Forumi Ekonomik i Tiranes 2014

Forumi Ekonomik i Tiranes 2014

Fondacioni për Liri Ekonomike zhvilloi sot edicionin e  parë të Forumit të Tiranës për Lirinë Ekonomike. Forumi u organizua me tre panele, nën moderimin e Drejtori Ekzekutiv të Fondacionit për Liri Ekonomike, Besart Kadia. Në panelin e parë me titull “Nevoja për liberalizëm” morën pjesë: Barbara Kolm, nga Hayek-Institute në Vjenë, me temë “Rëndësia e tregjeve të lira në vendet në zhvillim”; Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike dhe Bashkisë së Tiranës, me temë: “Kërcënimi në ekonomi nga largimi prej politikave liberale në Shqipëri”; Vladimir Karolev, anëtar i bordit të Bussiness Week në Bullgari, me temë “Taksa e sheshtë, fakte dhe gënjeshtra, eksperienca bullgare”; Mark Crawford nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, me temë “Reformat liberale dhe financa”.

Në panelin e dytë të titulluar “Rikthimi i etatizmit” morën pjesë: Dritan Shano, ekonomist, me temë “Shteti dhe reformat e ekonomisë së tregut në Shqipëri post-komuniste”; Selami Xhepa, nga Canadian Institute of Technology, me temë “Rivlerësim i ideologjisë ekonomike në Shqipëri”; Gunther Fehlinger, nga Europeans for Tax for Reform, me temë “Beneluksi Ballkanik si nga garanci për prosperitet”; Adrian Civici, President i Universitetit Europian të Tiranës, me temë “Rikthimi ne etatizëm apo nevoja për institucionet e qëndrueshme?”; Ardian Hackaj, nga shtetiëeb, me temë “Privatizimi nuk është vetëm ideologji”.

Panel i tretë u titullua “Përballja me populizmin gjatë krizave ekonomike” morën pjesë: Grida Duma, nga Instituti për Integrim Europian, me temë “Neoliberalizmi si një forcë shtytëse për reforma”; Etjon Basha, specialist i sigurimeve, me temë “Një antidot monetare ndaj mentalitetit anti-treg në Shqipëri”; Henri Çili, Administrator i Universitetit Europian të Tiranës, me temë “A do të mbetet liberalizmi një ideologji në minorancë në Shqipëri?”; Admir Ramadani, nga ekon.al, me temë “Rast ekonomik që shpjegon rikthimin e shtetit pas krizës”; Ilir Aliaj, Drejtor Ekzekutiv i CDDI, me temë “Gjeografia e inovacionit, rasti i Shqipërisë”.

Të pranishmit në forum në disa raste diskutuan mbi referimet e mbajtura dhe hodhën idetë e tyre për çështjet e trajtuara.

Ky forum synon të jetë i përvitshëm dhe do të zhvillohet të shtunën e fundit të çdo muajit shkurt, duke synuar të mbledhë në Tiranë një numër lektorësh dhe diskutantësh që janë aktorë publikë, politikë dhe  ekonomikë, mbi elementë apo indikatorë të lirisë ekonomike në Shqipëri dhe rajon. Forumi  i Tiranës për Liri Ekonomike është në traditën e forumeve periodikë, që organizohen në vende të ndryshme të botës. Aty diskutohen çështje, debate, tema të mprehta të lirisë ekonomike që kanë ndodhur gjatë një viti në Shqipëri, në rajon apo në botë të cilat kanë impakt në zhvillimin e vendit. Ky aktivitet i Fondacionit për Liri Ekonomike nga vetë qëllimi i tij përpiqet të promovojë dhe të lançojë ide, pikëpamje dhe qasje liberale mbi elementë të lirisë ekonomike, mbi elementë të politikave publike, mbi funksionimin apo disfunksionimin e këtyre politikave, gjithnjë në funksion të lirisë së tregut, lirisë së sipërmarrjes dhe zhvillimit.

https://www.youtube.com/watch?v=K8rFpFIbcyc&feature=player_embedded

 

gadmin

Leave a Reply

Close