Forumi i Tiranes per Liri Ekonomike 2016

Forumi i Tiranes per Liri Ekonomike 2016

FORUMI EKONOMIK I TIRANËS.

Forumi i Tiranës për Liri Ekonomike është një event vjetor, që synon të trajtojë një temë me rëndësi për publikun apo komunitetin e biznesit. Çdo shoqëri që do të ecë përpara në zhvillimin e saj ekonomik ka një pafundësi opsionesh për të zgjedhur nga eksperienca e shteteve të tjera, nga shkollat e ndryshme të mendimit ekonomik, nga donatorë apo nga grupe interesi vendase e të huaja. Forumi i Tiranës për Liri Ekonomike mundohet të mbledhë tërë këto mendime në një event të vetëm, ku Fondacioni Për Liri Ekonomike qëndron dhe inkurajon paanësi politike në diskutim, por nuk e fsheh ideologjinë e tij se liberalizmi është mënyra e duhur e zhvillimit ekonomik e politik të vendit.

Për vitin 2016 tema e përcaktuar nga Fondacioni për Liri Ekonomike për Forumin Ekonomik të Tiranës është “KUR DO TË VENDOSET KAPITALIZMI NË SHQIPËRI” i cili do të zhvillohet brenda ambienteve të Univeristetit Euriopian të Tiranës dhe në panelet e debatit janë ftuar të marrin pjesë përfaqësuesit më të lartë të qeverisë dhe opozitës, si dhe ekonomistë të huaj dhe vendas, lektorë e aktorë të jetës publike në vend. Diskutimi do të fokusohet mbi sjelljet e qeverisë ndaj sipërmarrjes dhe tregut dhe nga ky forum priten disa përgjigje mbi pyetje që ngrihen mbi çështje të funksionimit të kapitalizmit në shqipëri dhe nevoja e adaptimit të ideve liberale. Gjithashtu mediatizmi nga i cili mbulohet eventi përfshin agjecitë mediatike më të mëdha të vendit si Top Chanel, Klan Tv, ABC News, News 24, Gazeta MAPO etj,

Temat  e Forumeve Ekonomike gjatë viteve të kaluara ishin :

2015: “Kërcënimi i Mbiregullimit”

2014: “Rikthimi i Etatizmit”

Partnerët e Fondacionit për Liri Ekonomike në zhvillimin e Forumit gjatë 2 viteve të fundit janë mes të tjerësh edhe European Coalition for Economic Growth; Gazeta MAPO; Univeristeti Europian i Tiranës; Hayek Institute; Austrian Economic Centre; Scan Tv etj.

gadmin

Leave a Reply

Close