Free Market Road Show 2015

Free Market Road Show 2015

Tirana është ndalesa e një prej 36 qyteteve të Europës të këtij Turneu të Lirisë Ekonomike.  Takimi i Tiranës zhvillohet në të njëjtën orë e ditë dhe me të njëjtin titull si në Paris. Ky turne filloi më 13 prill në Lubjanë dhe ndalet më 27 maj në Budapest dhe do të vazhdojë debatin në qytete të tjera si Madridi, Vjena, Stambolli e Amsterdami. Ndërkohë që para dy ditësh u organizua në Londër me prezencën e Lord Saatchi. Ky turne organizohet në bashkëpunim me më shumë se 90 qendra studimore në mbarë Europën, si dhe me Fondacionin për Liri Ekonomike. Ne sjellim së bashku ekonomistë të njohur, politikanë të rëndësishëm dhe sipërmarrës të suksesshëm për të diskutuar problemet aktuale ekonomike dhe zgjidhje të mundshme për vendin A kanë rëndësi idetë në qeverisje apo vendimet duhen marrë në varësi të situatave? A mundet të shohim ideologji të majtë në buxhetin e dytë të të majtëve shqiptarë, apo është luks që nuk ndihmon në mirëqeverisje?

gadmin

Leave a Reply

Close