Libri ““Pse liberalizimi” nga Tom G. Palmer

Libri ““Pse liberalizimi” nga Tom G. Palmer

Liberalizmi ekonomik dhe politik është rruga e vetme drejt mirëqenies dhe prosperitetit. Nën këtë frymë të vazhdueshme të punës dhe veprimtarisë së 10 viteve të tij, Universiteti Europian i Tiranës promovoi me 20 maj, në Hotel Rogner, librin "Pse Liberalizmi" të Tom G. Palmer. Tom Palmer, analist në Institutin Kato dhe zv/president për programet ndërkombëtare në Rrjetin Atlas, vjen për herë të parë në gjuhën shqipe me mbështetje të Fondacionit për Liri Ekonomike. Titulli i librit shoqërohet me tre çështje – jeta juaj, zgjedhjet tuaja, e ardhmja juaj.
Duke shërbyer edhe si një “manual reflektimi” për historinë qeverisjes dhe politikave të djathta në periudhën e tranzicionit shqiptar, të ftuar në ceremoninë e promovimit ishin figura të larta të Partisë Demokratike duke përmendur në veçanti ish.kryeministrin, Sali Berisha.

 

gadmin

Leave a Reply

Close